Zënka mes Rita Orës dhe Dua Lipës qenka më serioze se sa e dinim. Ja çfarë ndodhi në eventin ku ishin të dyja

Dy këngëtaret shqiptare shpesh kanë qenë të përmendura në media për marrëdhënien e tyre jo edhe aq miqësore. Sipas mediave shkak për këtë është bërë një konflikt i vjetër i Duas me motrën e Ritës.

Këto zëra nuk janë konfirmuar kurrë, por ajo që kuptohet është fakti se ato e shmangin takimin gjithmonë me njëra-tjetrën dhe kjo është vënë re shpesh. Ditën e sotme dy këngëtaret kanë qenë të ftuara në ndarjen e çmimeve të revistës ‘GQ’.

Të dyja kanë publikuar momente nga eventi, por jo pranë njëra-tjetrës. Edhe këtë herë forcuan dyshimet se marrëdhënia e tyre jo vetëm që nuk është rregulluar, por vazhdon të jetë njësoj.