Ish-ambasadori gjerman në SHBA sheh ardhjen e një ndryshimi epokal në botë

Ish-ambasadori i Gjermanisë në SHBA, Wolfgang Ischinger, është shprehur në një intervistë me të përjavshmen Der Spiegel se presidenti Donald Trump po rrezikon rendin botërpr. Ai thotë se bota është në prag të një ndryshimi epokal, cili për Gjermaninë do të thotë humbje identiteti.

Ischinger thotë se nisi ta kuptonte një gjë të tillë në shkurt 2007, në Munih, vitin që ai mori drejtimin e Konferencës së Sigurisë të Munihut.

‘Vladimir Putin po fliste dhe me një ton jashtëzakonisht agresiv vuri në pikëpyetje pretendimet e SHBA për lidership. Isha ulur në sallë dhe, pas meje, një gazetar tha: Kjo do të ndryshojë botën. Ishte një pikë kthese, fillimi i diçkaje të re’, kujton ish-ambasadori, edhe pse pranon se atëherë nuk e morën shumë seriozisht.

Ai thotë se situata e tanishme është më e keqja e tri dekadave të fundit.

‘Po përjetojmë një ndryshim epokal. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, situata nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikshme sa sot. Së pari, sepse besimi reciprok është zhdukur. Mund të shohim në vija të trasha se si do të jetë politika e re. Është roli i ri i Rusisë, ekspansioni i Kinës, konfliktet e dhunshme si lufta në Siri, konsekuencat e së cilës i kemi ndjerë shumë në Evropë. Një partner dikur i besueshëm si Turqia po largohet dhe kemi provuar pastabilitet domethënëse brenda Bashkimit Evropian. Por asnjë politian nuk e ka trazuar botën aq sa Donald Trumë. Që kur hyri në Shtëpinë e Bardhë  në janar 2017, e gjithë bota liberale duket se është në rrezik’.

Ish-ambasadori Ischinger thotë se ka shumë arsye për këtë dhe një prej këtyre është afrimi i fundit të hegjemonisë unipolare të Amerikës që u vendos me shpërbërjen e BS në vitet ’90, ndërkohë që Kina po ngrihet.

‘Sikur vetëm veprimet të kishin vlerë në politikën e jashtme do të isha më optimist. Sepse SHBA ende po bën për NATO-n më tepër se gjithë ne të tjerët bashkë. Fatkeqësisht, situata aktuale është e vetmja që ka rëndësi. Edhe fjalët. Dhe fjalët e Trumpit veprojn si helm për kohezionin e Perëndimit. Perëndimi ka nevojë për një simbol dhe pikërisht këtë kemi humbur me Trumpin. Dhe meqënëse ne gjermanët më në fund u bëmë një me Perëndimin pas një udhëtimi gjatë 70 viteve të fundit, për ne është një humbje veçanërisht e dhimbshme, pothuajse humbje identiteti, shumë më e keqe se sa për francezët apo britanikët’.

Por Ischinger thotë edhe se trendi i presidentit Trump kishte nisur që me paraardhësin e tij, Barack Obama: ‘Gjërat nuk do të jenë më kurrë si më parë (edhe pas ikjes së Trump). Sepse Trump nuk duhet fajësuar ër gjithçka. Edhe Barack Obama nuk kishte më dëshirë të kujdesej për gjithçka. Kësaj marrëdhënieje relativisht të harmonishme midis superfuqisë dhe vartësve vullnetarë evropianë po i vjen fundi dhe nuk do të kthehet në formën e mëparshme. Dhe nuk është gjë e keqe që ka nisur një proces emancipimi. Trump po na detyron të rritemi’.

Me situatën aktuale, plot pasiguri, Ischinger ka vënë në diskutim edhe vetë rolin për të cilin u themelua NATO, reagimin si bllok në rast se një vend anëtar i saj sulmohet, sanksionuar në Nenin 5 të Aleancës. Në një rast të tillë, ai thotë pa asnjë mëdyshje se Gjermania nuk është e përgatitur të mbrojë veten. Ndërkohë, edhe pse beson se nuk është e lehtë t’u mbushësh mendjen gjermanëve që vendi i tyre të bëhet sërish fuqi ushtarake, Ischinger beson se Gjermania ka bërë pak për t’u konsideruar si vend lider në kriza botërore dhe i është shmangur përgjegjësisë.

‘Diplomacia e krizave është më e lehtë të ushtrohet kur përkrahet ushtarakisht. Në asnjë mënyrë nuk jam përkrahës i ndërhyrjeve ushtarake. Por ka një gjë që e kam mësuar në 40 vjet: Diplomacia pa aftësinë për të ushtruar presion ushtarak nuk është asgjë tjetër veçse simbolizëm politik. Dhe një shtet i vogël evropian mund të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa Gjermania jo. Kur vendi më i fortë, Gjermania, e kufizon veten në luftën kundër ISIS vetëm me bërjen e disa fotove mbi Siri me aeroplan rikonjicioni dhe ia lë Danimarkës, me vetëm 5 milionë banorë, të dërgojë disa avionë të vërtetë luftarake, atëherë diçka nuk është në rregull. Gjermania shpesh bën minimumin. Kjo nuk është recetë për lidership’.

Marrë nga Spiegel.de-Përgatiti: SYRI.net