VIDEO/ Tifozi shënon si Ronaldo, por dështon keq gjatë festës

Troll Football ka publikuar një video imitim të Cristiano Ronaldos në Facebook.

Festimi i famshëm i golit nga Cristiano Ronaldo është imituar nga një djalë, vetëm se këtij nuk i shkoi aq mirë.

Pasi shënoi golin dhe filloi të festonte si Ronaldo, ai rrëshqet dhe bie me fytyrë në tokë.

Kaq ka mjaftuar që videoja të bëhet hit në rrjetet sociale.