VIDEO/ Tirana prezanton sulmuesin afrikan, ka dalë nga Akademia e Milanit

Tirana prezanton afrimin më të fundit të merkatos, sulmuesin afrikan, Namdo Oduamadi.

Futbollisti i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje, me dëshirën për t’u ambientuar sa më parë me grupin që drejtohet nga Ze Maria.

27-vjeçari është një produkt i Akademisë së Milanit, klub me të cilin ka pasur një kontratë deri verën që sapo lamë pas. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me bardheblutë.

Trajneri brazilian shpreson që me Oduamadin të zgjidhë problemet në fazën sulmuese, pasi në tri javët e para bardheblutë kanë mundur të shënojnë vetëm një gol.

Pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares është në favor të Tiranës, pasi Ze Maria do të ketë kohën e mjaftueshme për të kuptuar nëse do të mund ta aktivizojë titullar Oduamadin që në takimin e radhës.