Ky kosovar është tifozi më i ‘çmendur’ i Liverpoolit, ka 15 vjet që nuk qethet

Ukë Krasniqi mund të jetë ndoshta një nga tifozët më të çmendur të skuadrës së Liverpoolit.

Shumë herë kemi dëgjuar që fansa dhe fanse të skuadrave të ndryshme të zhvishen pas fitoreve të madhe ose të vendosin baste nga më të ndryshmet. Por tifozi kosovar mund të ketë vendosur ndonjë nga bastet më të çmendura ndonjëherë.

Ka plot 15 vite që nuk është qethur. Që në vitin 2003 dhe këtë gjë do ta bëjë vetëm nëse Liverpooli do të shpallet kampion i Premierligës.

“Ky do të jetë viti i Liverpoolit dhe viti kur do t’i shkurtojë flokët. Sivjet kemi bërë një skuadër shumë të fortë dhe kam besim të plotë se do të dalim kampion”, ka thënë Ukë Krasniqi.