FOTO/ Nëna në bashkëpunim me të dashurin vret djalin 3-vjeçar, e denoncoi si të zhdukur
Një nënë ka vrarë djalin e saj 3-vjeçar dhe me pas ka njoftuar policinë me pretendimin se ai ishte zhdukur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park në Las Vegas.
Trupi i Daniel Theriot u gjeti i pajetë pranë Zonës Kombëtare të Liqenit Mead, një ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga nëna e tij raporton New York Post.
Smith telefonoi oficerët rreth orës 9 të mëngjesit, duke u thënë se ajo kishte marrë djalin e saj për të ushqyer rosat në park dhe për një moment u shkëput për të përdorur telefonin e saj, por kur u kthye vogëlushi nuk ishte më. Sipas hetuesve ky version ishte dhënë nga nëna e 3-vjeçarit për të penguar hetimet dhe për të mbuluar krimin.
Pas disa orë kërkimesh dhe hetimesh, hetuesit gjetën trupin e trevjeçarit të hedhur në parkun e liqenit Mead. Vogëlushi ishte hedhur atje 12 orë, pasi nëna bëri denoncimin në polici.
Por brenda 24- orëve nuk kishte ndodhur asnjë aksident në atë zonë, kështu që të gjitha hetimet u kthyen drejt nënë se vogëlushit.
Policia arrestoi 20-vjeçaren Cassie Smith dhe të dashurin e saj, 40-vjeçar, pasi dhe ky i fundit ka qenë bashkëpunëtor në krim.