E thotë Victoria Beckham, mësoni: Ky është sekreti i martesës time me David

Victoria dhe David Beckham kanë plot dy dekada që janë bashkë dhe janë më të dashuruar se kurrë. Të gjithë e kanë zili marrëdhënien e tyre, edhe pse shumë herë mediat kanë shkruar dhe komentuar se martesa e tyre ka pasur krisje. Por kanë qenë vetë ata të dy që i kanë dhënë fund këtyre spekulimeve.

Victoria së fundmi ka qenë pjesë e revistës “British Vogue” ku ka realizuar një intervistë 360 gradë ku ka folur për katër fëmijët, karrierën e saj por edhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj David Beckham.

Në lidhje me marrëdhënien 20-vjeçare me David Beckham, Victoria u shpreh se ata kanë mësuar të injorojnë gjërat e pakuptimta. “Kemi kuptuar se jemi më të fortë kur jemi të bashkuar, sesa të ndarë. A do të ishim në këtë pozitë ku jemi sot nëse s’do të ishim bashkë?”