Mbi 1 miliard euro merkato/ Ja klubet në Serie A që kanë shpenzuar më shumë

U tha se ardhja në Itali e Cristiano Ronaldos mund të sjellë përfitime të mëdha në drejtim të shikimueshmërisë së Seria A, e cila për një kohë të gjatë mbeti në hije, por tani, më në fund, po kthehet në nivele optimale. Me siguri, një dorë të madhe ka dhënë ylli portugez, që Seria A të ketë një rekord të ri.

Kjo kurrë nuk kishte ndodhur, në fakt, sepse, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, ekipet e ligës më të lartë të futbollit italian kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro bruto (dmth. 1.129.000.000 euro) për përforcimet në merkato.

Nga sezoni 2014-2015 (849 milionë euro) ka pasur një rritje të konsiderueshme, deri në këtë shifër rekord të kësaj vere.

Natyrisht se skuadra kryesore është Juventusi me 219 milionë euro shpenzime bruto, pastaj një humnerë, për t’u ndjekur në podium nga Milani me 140 milionë euro dhe Interi me 116 milionë euro (pothuajse gjysma e bardhezinjve). Medalje “druri” për Romën (100 milionë euro), vendi i pestë për Napolin (94 milionë euro). Vetëm 66 milionë euro shpenzime merkatoje për Lazion, pastaj të gjithë të tjerët.

Shpenzimet e klubeve të Seria A në merkaton e kësaj vere

Juventusi 219 milionë euro
Milani 140 milionë euro
Interi 116 milionë euro
Roma 100 milionë euro
Napoli 94 milionë euro
Lazio 66 milionë euro
Torino 43 milionë euro
Fiorentina 37 milionë euro
Sampdoria 36 milionë euro
Bologna 34 milionë euro
Sassuolo 30 milionë euro
Cagliari 29 milionë euro
Genoa 29 milionë euro
Atalanta 27 milionë euro
Udinese 26 milionë euro
Parma 23 milionë euro
Frosinone 22 milionë euro
Chievo 21 milionë euro
SPAL 21 milionë euro
Empoli 16 milionë euro