'Orient Ekspres', treni historik i nisur nga Parisi arrin në Stamboll

Treni “Orient Ekspres” i nisur nga kryeqyteti i Francës, Paris me 100 turistë nga vende të ndryshme të botës, përfundoi turin në Stamboll dhe mbërriti në stacionin e Kapëkulesë  për rrugën e kthimit.

Gjatë udhëtimit në Stamboll në “Orient Ekspres”, punonjësit me veshje tradicionale turke i ofruan turistëve ushqime turke, njofton TRT. Treni me itinerarin Paris, Budapest, Bukuresht, Varna, Edirne dhe Stamboll, pas veprimeve në doganën e Kapëkulesë e vazhdoi rrugën për në Bullgari. Një nga turet më prestigjioze në botë, “Orient Ekspres” vazhdon të ekzistojë që nga viti 1883 e deri më sot.