Selmanaj: Thaçi i kap për hunde Haradinajn dhe Limajn

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se janë kritikuar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ta ndalur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në zbatimin e projektit siç e ka quajtur ai të përbashkët me Vuçiçin për pazare me territorin e Kosovës.

Selmanaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se pse duhet të votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezuluta e Kuvendit të vitit 2011.

‘Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaqin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës!

E çfarë bënë ‘komandantët’? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme...

Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011’, ka shkruar Selmanaj.

Ai tutje ka theksuar se Thaçi është dirigjent i gjithë kësaj situate, duke i tërhequr drejt vetës sipas nevojave të tij edhe Ramush Haradinajn dhe Farmir Limajn.

‘Përgjigja është diku tjetër, më saktë në zyrën e Presidentit... Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate... i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij.

Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thrras për ti raportuar djalit jo problematik - mikut të tij Aleksandrit’, ka thënë Selmanaj.

Ai tutje ka thënë se për ta ndalur Thaçin duhet mobilizim dhe bashkim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politikës, brenda dhe jashtë institucioneve.