Barça dhe Man.United në garë për të marrë drejtorin sportiv të Romës

Manchester United dhe Barcelona kërkojnë për të nënshkruar me drejtorin sportiv të Romës, Monchi.

Spanjolli është një nga më të mirët e transferimit në Evropë dhe ka kaluar dy sezone me skuadrën “Giallorossi”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Manchester United po kërkon një drejtues sportiv më të specializuar për të zëvendësuar Ed Woodward dhe së fundmi e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” njofton interesimin e “djajve” për Monchin.

Në krahun tjetër presidenti i Romës, James Pallotta ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Monchi që dëshiron mos e humbë.

E gjitha kjo është nën hijen e mediave pasi deri në këto momente nuk ka asnjë ofertë zyrtare.