FOTO/ Treni përplas makinën, vdes një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dush në komunën e Klinës, ku treni ka përplasur një makinë dhe një grua ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë që në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë.

‘Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit Mercedes në vendkalimin e trenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK’, tha Ibraj.

‘Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar’, ka thënë Ibra.