ZYRTARE/ FIFA publikon 3 kandidatët që garojnë për ‘Trajnerin e vitit’, ja emrat...

FIFA ka zbuluar treshen e kandidatëve për ta fituar çmimin e “Trajnerit më të mirë”.

Zlatko Dalic, Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane janë tre kandidatët finalist për ta fituar çmimin e Trajnerit më të mirë sipas FIFA-s, që do të jepet më 24 shtator në Londër.

Votimi bëhet nga fansat, gazetarët, trajnerët e Kombëtarëve dhe kapitenët e Kombëtarëve.