Përse nuk po shënon Ronaldo? Christian Vieri befason të gjithë me përgjigjen e tij!

Megjithëse ende nuk ka shënuar golin e parë me Juventusin, Christian Vieri kërkon që Ronaldo mos kritikohet pasi sipas tij është ende herët për të dalë në konkluzione të gabuara.

Ish sulmuesi i Italisë beson se yllit portugez i ka munguar fati në takimet e para në Serie A, shkruan "Sportmediaset", raporton SYRI.net.

“Duhet të lihet i qetë. Në Itali, jemi në gjendje ta kritikojmë, por problemi për mua nuk ekziston”, deklaroi Vieri për mediat italiane.

“Gjithmonë ka shënuar shumë gola. Ai dëshiron të shënojë dhe nëse do të kishte fat do t’i kishte shënuar 5 gola në 3 ndeshje. Rastet i kishte, topi nuk u fut në rrjetë”, u shpreh ai.