Nuk e dëshironte Ronaldon shok skuadre, ky super lojtar i tha ‘JO’ Juventusit

Cristiano Ronaldo është arsyeja kryesore përse Juventusi dështoi për të nënshkruar me “yllin” e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Sipas “Calciomercato”, kampionët e Serie A kishin arritur marrëveshjen me vlerë 80 milionë euro për të transferuar mesfushorin serb, por pas lëvizjes së CR7 gjërat kanë ndryshuar, shkruan SYRI.net.

Sergej Milinkoviç-Saviç nuk ka dashur të jetë shok me ‘yllin’ portugez dhe në këtë mënyrë ka prishur marrëvehshjen aq shumë të dëshiruar nga “Zonja e Vjetër”.

Pas zyrtarizimit të Ronaldos tek bardhezinjtë, mesfushori serb mori vendim për të rinovuar me Lazion.

Kujtojmë që CR7 ende nuk ka shënuar golin e parë me fanellën e Juventusit.