Durrësi përmbytet nga reshjet e shiut
Në Durrës, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, rrugët e qytetit janë bërë të pakalueshme.
Zonat me situatë më të vështirë janë: rruga ‘Skënderbe’, ‘Taulantia’ dhe rruga ‘Aleksandër Gogo’.
Si pasojë e reshjeve të shiut, zonat problematike janë kryqëzimi tek stadiumi dhe rrethrrotullimi tek stacioni trenit.
Por sasi të madhe uji ka edhe në rrugën ‘Pavarësia’ dhe në plazh të Ura e Dajlanit.