Me makinë luksoze, 27-vjeçari përplas 62-vjeçaren në Durrës

Një aksident ka ndodhur në Durrës. Një makinë luksoze, tip “Porsche”, e drejtuar nga një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet E. B., ka përplasur në rrugë 62-vjeçaren H. Ç.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se e plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Durrës, për shtetasin E. B., vjeç 27, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Porche”, ka aksidentuar shtetasen H. Ç., vjeçe 62, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.