Atletico humb, Simeone injoron 116,5 milionë euro

Celta Vigo ka fituar 2-0 kundër Atletico Madrid, që ishte favorit për të marrë tri pikët. Gomez dhe Aspas i kanë shkaktuar humbjen e parë në kampionat skuadrës së Diego Simeone-s. Një frenim ky i madrilenëve ky që ka krijuar shumë diskutime, jo vetëm për rezultatin, por kryesisht për mos aktivizimin e lojtarëve të rinj të marrë nga “Colchoneros”.

Në sfidën kundër Celta Vigo, në fakt, trajneri i Atletico Madrid ka vendosur të lërë në stol të gjithë blerjet e reja. Simeone, në fakt, i ka besuar emrave të përhershëm, duke lënë në stol Adan, Arias, Rodrigo, Lemar, Gelson dhe Kalinic, gjatë përforcimet të merkatos së verës.

Një zgjedhje kjo e pakuptueshme edhe për shkak të rezultatit negativ. “Cholo” ka lënë në stol të gjitha blerjet e verës të bëra nga klubi: një shpenzim total prej 116.5 milionë eurosh.