Prapaskena, Mourinho refuzoi rikthimin e Cristiano Ronaldo tek United

Cristiano Ronaldo ka qenë pranë transferimit te skuadra e Manchester United këtë verë, pasi kishte vendosur të largohej nga Real Madrid, por ka qenë trajneri Jose Mourinho ai që ka vendosur që kjo lëvizje të mos realizohej (më pas portugezi shkoi te Juventusi). Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës Mourinho u ka thënë drejtuesve se ishte kundër transferimit të CR7 në “Old Trafford”.

Sipas trajnerit portugez, nuk ka kuptim që United të paguajë 90 milionë stërlina dhe një rrogë prej 500 mijë stërlinash në javë për një lojtar 33-vjeçar, ndërkohë që për të përparësi kishte mbrojtja. Asokohe Mourinho kërkonte një mbrojtës dhe kërkonte që ata parà t’i shpenzonte për të sjellë në ekip Toby ­Alderweireld, Harry Maguire apo Diego Godin, por në fund asnjëri prej tyre nuk erdhi.

Trajneri ka takuar shefin e merkatos Ed Woodward, duke i thënë se nuk ka nevojë për sulmuesin portugez.