VIDEO/ Ja çfarë thotë Rashica pasi shënoi golin e vitit në Gjermani

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ia ka siguruar fitoren Werder Bremenit në Bundesligën gjermane kundër Entracht Frankfurtit.

E për këtë fitore, meritat më të mëdha i takojnë sulmuesit kosovar, Milot Rashicës, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit.

Dhe pas ndeshjes, Rashica ka folur për gazetarët duke u shprehur mjaft i kënaqur, dhe natyrisht për golin e shënuar.

”Goli ishte për tifozët, gjithashtu edhe për Pavlenkan. Ishte ndjenjë e keqe ta shihnim atë të lënduar”.

”Fitorja ishte me të vërtetë e mirë për ne!”, tha Rashica.