Man.United - Juventus/ Mourinho flet për rikthimin e CR7 në ‘Old Trafford’

Jose Mourinho ka folur rreth përballjes së Manchester United me Juventus, gjithashtu rikthimit të Cristiano Ronaldos në “Old Trafford”.

Ai ka kujtuar ndeshjen Real Madrid – Man United, kur “Special One” ishte trajner i Realit dhe Ronaldo shënoi gol ndaj United.

“Ai ishte i lumtur që po luante në “Old Trafford”. Por, gjithashtu, ai ishte i lumtur edhe të shënonte dhe të fitonte”, ishin fjalët e portugezit.

United dhe Juventus janë shortuar në Grupin H të fazës së grupeve në Champions League.