Gruaja preket nga sëmundja e rrallë, rrotullon krahun 180 gradë

Sëmundja e kockës e lejon një grua të rrotullojë krahun 180 gradë.

37-vjecarja nga India u diagnostikua me "Gorham-Stout", sëmundje që njihet si zhdukje e kockave. Mjekët kanë publikuar ngjarjen e pazakontë të saj për prestigjozen 'British Medical Journal'.

Gruaja shkoi në spital me dhimbje të shpatullës dhe i tha mjekëve që ka vuajtur nga kjo gjë për tre muaj. Shpesh herë kishte vështirësi në përdorimit të majtë.

Mjekët zbuluan se krahu i saj është tepër i butë dhe mund të rrotullohet lehtësisht. Grafia me rreze X tregon një mungesë misterioze, të cilën po e studiojnë ekspertët.

Kjo lloj sëmundje është e pashërueshme, por nuk rrezikon jetën. Mjafton që pacienti të mësohet me vështirësitë që do ketë herë pas here.