VIDEO/ Liverpool vendos rekord, Allisoni më keq se Karius

Liverpool nuk di të ndalet këtë sezon në Premier League. Ekipi i Kloop ka fitur me rezultat 2-1 kundër Leicester City dhe ka vendosur një rekord personal, pasi kurrë nuk kishte fituar katër ndeshjet e para që pas ndërrimit të formatit.

Në këtë takim i aktivizua edhe Xherdan Shaqiri pasi zëvendësoji Mohamed Salah në minutën e 70.

Skuadrat e tjera me pikë të plota janë edhe Chelsea, Tottenham dhe Watford, po kanë nga 9 pikë dhe jo 12 pasi nuk kanë luajtur akoma ndeshjet e tyre.

Golin e vetëm që ‘The Reds’ kanë pësuar këtë sezon ka qenë ai i sotmi dhe erdhi pas një gafe fatale të Allison.