FOTO/Peshkopi i kërkon falje Ariana Grande për prekjen në funeralin e Aretha Franklin

Peshkopi që udhëhoqi funeralin e mbretëreshës soul Aretha Franklin i kërkoi falje këngëtares Arian Grande për mënyrën se si e preku atë në skenë dhe për shakanë që bëri me emrin e saj.

Ai ka deklaruar:’Nuk do ishte kurrë qëllimi im të prekja gjoksin e një gruaje. Ndoshta kam kaluar kufirin ose ndoshta jam treguar shumë miqësor, por përsëri, kërkoj falje. "

Peshkopi shtoi se ka përqafuar cdo artist, mashkull apo femër gjatë funeralit të mbretëreshës së Soulit.

Por njerëzit filluan të publikojnë fotografi të momentit me Arianën, duke e akuzuar për ngacmim seksual në publik.