Panucci: Më bën përshtypje edukata e lëkundur, Shabani i Bayernit...

Kristian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp, ku teksa ka bërë publike listën për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Shqipërisë.

Prezantimi…

E keni parë dhe listën zyrtare, janë 25 lojtarë të grumbulluar. Të gjithë këta lojtarë, deri të hënën, do të jenë në dispozicion të Kombëtares. Urimet më të mira, të dëmtuarve Roshi e Sadiku.

Sa e ndjen Kombëtarja presionin?

Këtu nis rrugëtimi jonë për objektivin e madh në Europian.

Biseda me Agollin…

Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t’i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Por, asnjë moment nuk kam thënë që ai nuk do jetë pjesë e jona. Unë nuk e kam thënë kurrë, jemi në një situatë ku Lenjani, Memolla, Aliji nuk luajnë. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo. Në momentin kur nuk kombandon Kombëtarja, por komandojnë klubet për lojtarët e tyre, ne nuk

Sot përmendni eksperiencën…

Gjatë një viti të takimeve të Shqipërisë, kam thënë që do na duhet një mbrojtës tjetër në vend të Ansit. Ndoshta, edhe pas dy vitesh, nëse ai është në formë të mirë, do e marr. Edhe Karabaku ka marrë një mbrojtës të majtë. Kam thënë, që në miqësore duhej të gjenim një mbrojtës të majtë, dhe kur të na nevojitej, do e thërrisnim si tani. Duke parë që edhe Memolla e Aliji nuk janë. Në këtë moment, do na ndihmojë shumë, dhe do e thërrasim. Nëse pas dy viteve do na japë përsëri një dorë, pse jo.

Sa i sigurt jeni për këtë listë…

Jemi një skuadër e mirë, nëse do jemi të plotë. Dikush mendon se jemi Brazili, por nuk jemi ata. Mavraj ka kohë që nuk luan, Grezda po ashtu. Roshi e Sadiku të dëmtuar. Jam përpjekur të nis një skuadër eksperte, pasi këto kanë rëndësi. Agolli e Lika kanë oshilacione në prezencën në fushë. Nëse jemi një skuadër e plotë, bëjmë mirë siç kemi bërë ndaj Turqisë, Spanjës.

Shabani i Bajernit te Shqipëria?

Realiteti është, se Shabani nuk ka marrë ende një vendim, kjo është situata. Ai nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Këtë na ka kominukuar familja e tij.

Egli Kaja në Angli, e keni thirrur?

Nuk e kemi kontaktuar. Kemi shumë lojtarë, mbi 250 lojtarë. Janë edhe shumë që i kontaktojmë. Më bën përshtypje, edukata e lëkundur, pasi sido që të jetë, njeriu përgjigjet, dua të vij apo jo në Kombëtare. As nuk na kthejnë përgjigje.

Cikalleshi dhe Ramadani nuk janë në listë…

Aty ku mundesha, kam marrë ata lojtarë që kanë minuta. Për momentin, kam marrë lojtarë me më shumë përvojë, duke shmangur presionin e madh për këto ndeshje. Basha dhe Lilaj, janë në vend të Ramadanit. Cikalleshi ka luajtur pak minuta për momentin.