Nga çfarë rrezikohet Ronaldo?! I kërkon Juventusit truproja shtesë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, raportohet se i ka kërkuar Juventusit për të paktën tre truproja shtesë për t’i ofruar atij dhe familjes së tij siguri më të madhe në Torino.

Sipas gazetës Corriere di Torino, pesë herë fituesi i “Topit të artë” është i shqetësuar së shtëpia e tij në parkun Gran Madre është shumë e ekspozuar ndaj publikut, dhe për këtë arsye kërkon nga klubi i tij të ri t’i ofrojë më shumë siguri..

Fillilmisht, ai i kishte kërkuar Juventusit dy truproja, një për familjen e tij dhe një për shtëpinë e tij, por tani mendon se i nevojitet edhe një truprojë shtesë, i cili do ta përcillte atë gjatë gjithë kohës kudo që ai shkon.

Raportohet se kjo gjë fillimisht i është kujtuar Ronaldos pas ndeshjes kundër Chievos, në të cilën policia lokale e Torinos kishte sjellë në stadiumin Stadio Bentegodi trupat kundër terrorizmit, dhe kjo gjë i kishte sjellë ankth portugezit.

Ronaldo tanimë është ambientuar në shtëpinë e tij të ri në Torino, si dhe djali i tij, Cristiano Jr, ka filluar të stërvitet po ashtu në akademinë e të rinjve të Juventusit.