Sherr në familje, djali i çjerr sytë me gishta të atit

Një djalë e ka bërë të atin për spital pas një sherri në familje lidhur me trashigiminë.

Parameshwar Chetan, 65 vjeç nga India u sulmua nga djali i tij Abhishek, 41 vjeç i cili fillimisht e shtyu në dysheme dhe më pas tentoi ti nxirrte sytë duke i futur gishtat.

I moshuari u gjet nga fqinjët i mbuluar nga gjaku.

Abhishek u largua nga vendngjarja dhe i telefoni motrës të cilës i tha se babai u përpoq t’i nxirrte sytë vetës që t’ja hidhte fajin atij.

Policia nuk i besoi këtë version dhe arrestoi 41 vjeçarin.