Largimi nga Shqipëria pas sulmit me armë, ja çfarë thotë bashkëshorti i gazetares Klodiana Lala

Një ditë më parë është sulmuar më bresheri kalashnikovi banesa e prinderve  të gazetares investigative Klodiana Lala. Sulmi nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz por ka sjellë një panik të madh dhe frikë tek familja e e gezetares Lala.

Ndërkohë që pas ngjarjes ka patur një reagim të mëdh nga strukturat e shtetit nga politika dhe nga shoqëria civile por jo vetëm.

Ndërkohë në nje regim për mediat gjatë ditës së sotme bashkëshorti i gazetares Lala ka deklaruar se,  “nuk kemi ndërmend që të largohemi nga Shqipëria”.

Kështu mësohet të jetë shprehur këtë të premte, bashkeshorti i gazetares Klodiana Lala, banesa e prinderve te te ciles u sulmua me bresheri kallashnikovi ne oret e para te se enjtes, nga persona ende te paidentifikuar nga policia.