Tjetër largim nga Reali, ‘ylli’ i skuadrës transferohet te klubi spanjoll

Levante ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Borja Mayoral në një marrëveshje huazimi një sezonal, shkruan Cadena Ser.

Gazeta në fjalë shkruan se Levante ka arritur më në fund marrëveshje me Real Madridin pasi Mariano Diaz u transferua në “Bernabeu”.

Leganes dhe Alaves gjithashtu kanë qenë të lidhur me transferimin e sulmuesit të ri, i cili sezonin e kaluar shënoi 3 gola në 14 paraqitje në La Liga.

21-vjeçari i bashkohet sulmit të Levantes, i cili përbën edhe Roger Martin, Jose Luis Morales, Raphael Dwamena dhe Emmanuel Boateng.