Dajak punonjësit të ujësjellësit, arrestohen dy vëllezër. Emrat
Dy vëllezër në Elbasan kanë rënë në pranga pasi kanë dhunuar punonjësin e ujësjellsit.
Andon Bërdufi, 55 vjeç dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta e sende të forta shtetasin me iniciale F. B., 35 vjeç për shkak të detyrës.
Në njoftimin e policisë thuhet se: "Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy vëllezëve dhe 35-vjeçari, po ashtu banues në fshatin Katundi i Ri, ka pësuar dëmtime fizike.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe punonjësi i ujësjellësit, pasi goditi me grushta dy vëllezit Andon e Uran Bërdufi,".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A. Bërdufi dhe U. Bërdufi, si dhe për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.