Kanye West kërkon ndjesë për komentet mbi skllavërinë

Kanye West po përpiqet të bëjë ndryshime për komentet rreth skllavërisë që e vunë në qendër të polemikave këtë verë.

"Nuk e di nëse kam kërkuar ndjesë për mënyrën se si ky koment mbi skllavërinë i bëri njerëzit të ndihen keq,"-u shpreh Kanye në një intervistë në WGCI-FM të Chicago. "Ndaj dua të përfitoj nga rasti për të thënë që më vjen keq për njerëzit të cilët nuk u ndjenë mirë në atë moment."

Këngëtari nxiti polemika në Maj pasi e quajti skllavërinë "një zgjedhje" në një intervistë me TMZ.

"Kur dëgjon për skllavërinë për 400 vjet ... Për 400 vjet? Kjo tingëllon si një zgjedhje,"-tha West në atë kohë. 

Në një program, Kanye tha për incidentin: "Më tregoi sesa njerëz me ngjyrë më duan dhe se sa shumë njerëz më ngjyrë varen tek unë dhe e vlerësoj këtë."

Ndërsa shtoi me sytë e mbyshur me lot se kritikat me të cilat përballet shpesh e lënë atë të ndihet sikur "zëri i tij nuk është kuptimplotë".