Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Reagon gazetarja Klodiana Lala: Jemi të tronditur, dyshoj se vjen si rezultat i punës time
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit në banesën e prindërve të saj, ndodhur mëngjesin e sotëm. Në një postim në facebook, Lala shkruan se ajo e familja e saj janë të tronditur, ndërsa thotë se nuk kanë asnjë konflikt personal me askënd.
Për më shumë
Sulmi ndaj gazetares Lala, kolegët çajnë rrjetet sociale: Jemi me ty
Kanë qene me dhjëtra reagimet e gazetarëve dhe kolegëve të gazetares Klodian Lala, banesë e së cilës u silmua me breshëri kallashnikovi. Ndaj shtëpisë së babait te saj është qëlluar më armë në momentin kur 8 anëtarët e familjes ishin në gjumë.
Për më shumë
FOTO/ Banesa e gazetares Lala, 10 plumbat dëmtuan muret dhe derën, familjarët ishin në gjumë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.
Për më shumë
VIDEO /Sulmi mbi Klodiana Lalën, Basha reagon ashpër: Mesazh mafioz, Rama do mbajë përgjegjësi nëse preken gazetarët
Kreu i opozites Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra ndaj sulmit mbi gazetaren Klodiana Lala.
Ja reagimi i plote i zotit Basha ne konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në selinë e PD.
Për më shumë
Denoncimi i fundit i gazetares së kërcënuar, lidhja e deputetit të Ramës, Jurgis Çyrbja, me bandën e Shullazit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti gishtin e akuzës për kërcënimin me plumba që iu bë gazetares investigative Klodiana Lala, mbi kreun e qeverisë Edi Ramën, për të cilin tha se këto ngjarje janë rrjedhojë e bashkëqeverisjes së tij me kriminelët.
Për më shumë
Berisha reagon ashpër: Sulmi ndaj Lalës, i porositur nga familjet mafioze të lidhura me qeverinë e Ramës
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj sulmit të armatosur mbi gazetaren Klodiana Lala.
Për më shumë
Sulmi ndaj gazetares Lala/ Kryemadhi: Breshëria e armëve nuk ishte vetëm ndaj Klodit, por ndaj gjithë shqiptarëve
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, ka dënuar ashpër sulmin me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Për më shumë
Thaçi nuk heq dorë nga korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi: Jo pa pëlqimin e SHBA, BE dhe NATO
Disa ditë para takimit të radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar krerët institucionalë të Kosovës.
Për më shumë
Spanja në prag ndryshimi politikat për emigrantët
Spanja, e njohur si një ndër vendet me politikat më tolerante të emigracionit në Evropë dhe që ka pranuar anije të tëra me emigrantë, kur asnjë vend tjetër i BE nuk do ta kishte bërë, pritej t’i hapte dyert e saj edhe më shumë nën qeverinë e re socialiste.
Për më shumë
https://www.syri.net/bote/189931/spanja-ne-prag-ndryshimi-politikat-per-emigrantet/
Eliminim nga stoli për Berishën dhe Gjimshitin, edhe Bazeli i Xhakës jashtë 'Europa League'
Një mbrëmje aspak pozitive por futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë. Xhaka, Berisha dhe Gjimshiti janë larguar me kokën ulur nga kompeticioni i Europa League.
Për më shumë