Në restaurim, banesa e Sandri Qipros, nga më të vjetrat në Pogradec

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Banesës së Sandri Qipros”, një nga banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon ndërhyrje konsoliduese – restauruese në objekt.