Plani Vuçiç-Thaçi-Rama do të dështojë, por …

Ideja për ndryshimin e kufijve në Ballkan është e rrezikshme dhe me shumë gjasa do të dështojë. Arsyet e dështimit janë të shumta. Mbi të gjitha ky plan do të dështojë sepse rreziqet që mbart ky projekt për Europën janë të konsiderueshme. Disa ish-liederë europianë kanë artikuluar frikën se ky plan, nëse do të realizohej, do të mund të trondiste fuqimisht themelet e stabilitetin e shumë vendeve të rëndësishme të Europës, duke qenë ndoshta edhe shkëndijë e trazirave të paparashikueshme. Por., ndërsa dështimi i këtij projekti duket shumë probabël, e ardhmja e Kosovës duket shumë e zymtë edhe në rast se ky projekt dështon…sepse nëse ky projekt do të avanconte të gjithë shqiptarët do të përfshiheshin të vetmuar në situata të vështira e të paparashikueshme…

***

Kjo ide duket pjesë e strategjisë së vjetër të Serbisë së Madhe por edhe një lëvizje pragmatiste që Vuçiç ka realizuar në këto momente si një mundësi për të dalë nga qorrsokaku ku gjendet Serbia. Prandaj, sikur ky plan të realizohej, fituesja e madhe do të ishte vetëm Serbia që prej kohësh ëndërron të realizojë planin se Serbisë së madhe. do të niste e ndoshta për disa vite do të përfundonte projektin e Serbisë së Madhe. Nëse ky projekt dështon dhe gjasat më të mëdha janë që ai të dështoi, humbsja e madhe do të ishte Kosova dhe të gjithë shqiptarët në rajon. Kosova do të humbte orientimin dhe askush nuk do ta merrte më seriozisht e për rrjedhojë, për një farë kohe, e ardhmja e saj do të ishte e paqartë dhe e pasigurtë. Procesi i pavarësimit të Kosovës dhe për rrjedhojë edhe i perspektivës europiane do të zhytej në mjegull dhe do të zbythej për disa kohë.

***

Në këtë kurth Kosovën e ka futur mania e madhështisë e dëshira për pushtet të përjetshëm, naiviteti apo frika e Hashim Thaçit. Ndërsa frika nga humbja e pushtetit, ligësia dhe mediokriteti kanë shtyrë Ramën të jetë një bashkëautor dhe koordinator aktiv i këtij projekti. Por ky projekt ka një mentor që qëndron në ballë të këtij projekti dhe prapa këtyre tre personazheve; ai është George Soros që jo vetëm ka hartuar këtë plan të shpalosur me shumë hollësi e detaje nga OJF serbe CAES, por është shumë aktiv për ta çuar deri në fund këtë plan përmes veprimesh “diplomatike” të mirë kalkuluara dhe intensive që i kryen formalisht djali i tij Aleksandër Soros.

***

Ka një mundësi për të reduktuar pasojat negative të këtij projekti mbi Kosovën dhe shqiptarët në rajon: të ndalet Hashim Thaçi të çojë deri në fund këtë projekt dhe të ndëshkohen të paktën politikisht edhe Thaçi edhe Rama në mënyrë që partnerët ndërkombëtarë të shqiptarëve të ndjehen të respektuar për angazhimin e tyre duke kuptuar se e gjithë kjo ka qënë një lojë e tyre personale për pushtet dhe shqiptarët jo naivë pasi e kanë kuptuar jo vetëm e kanë refuzuar atë atë por me veprimet e tyre kanë treguar se zotërojnë të gjitha aftësitë për të reaguar kundër rreziqeve që kanosin integritetin e sovranitetin e hapësirave ku ata jetojnë, sovranitet dhe integritet i fituar edhe përmes bashkëpunimit me këta partnerë të rëndësishëm.

Përndryshe asnjë nga partnerët e shqiptarëve nuk do ti merrte seriozisht as fjalët dhe as angazhimet e

rrethanore të shqiptarëve, veçanërisht të atyre që jetojnë në Kosovë, pavarësia e së cilës e fituar në kohët moderne është realizuar edhe me angazhimin e tyre serioz e të konsiderueshëm.

Syri.net/ 30 gusht 2018