FOTO/ Aksident në Himarë, mjeti në kanal, shoferi pa ndjenja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Himarë – Qeparo.

Mjeti tip “Opel” ka përfunduar në kanal, ndërsa mësohet se shoferi ndodhet i bllokuar brenda në mjet dhe nuk reagon. Ai është gjetur nga njerëzit e rastësishëm. Ende nuk ka mbërritur polica dhe ambulanca.