Grabitje e armatosur në filialin e një banke, policia në kërkim të autorëve

Sot, rreth orës 15:00, ka ndodhur një grabitje e armatosur në filialin e një banke që gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë

Dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, njofton Policia.

“Të dyshuarit që të gjithë të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.