", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Florjan Binaj na prezanton me sozinë e tij

Asnjëri nuk e mendon se diku nëpër botë mund të jetë një person shumë i ngjashëm me ne.

Duket se personazhet e njohur e kanë më të lehtë të zbulojnë sozinë e tyre, nëpërmjet rrjeteve sociale ose një takimi të rastësishëm.

 Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është njohur me sozinë e tij në mënyrë virtuale përmes një fotografie të dërguar në rrjete sociale.

 Ai ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e sozisë së tij dhe kushdo që e shikon për herë të parë mund të mendojë se është një fotografi e Florit nga vitet e shkuara.

Në fakt është thjesht një turist i huaj që ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ me aktorin.

E vetmja gjë që i dallon të dy nga njëri-tjetri janë flokët.

“Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme”, – ka shkruar Florjani.

Përshkrimi i aktorit është i duhuri dhe ne nuk kemi çfarë t’i shtojmë më tepër.

 

 

Të gjithë menduat se jam une para shume vitesh por jo...sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj???????????????? Ky është ai rasti kur natyra(ose Zoti) përton të bëjë diçka të re por përdor të njejtin kallup në vënde të ndryshme???????????????? Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën????????????

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on