Kërcënohet gazetarja, plumba banesës, ja çfarë thotë policia, detaje…

Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një banese. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe mësohet se banesa është e babait të gazetares së Neës 24, Klodiana Lala.

Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por të pranishme ishin dy vajzat e saj. 

Në muret e banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala ka shenja të dukshme plumbash.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Në banesë kanë qenë 8 persona anëtare të familjes së gazetares.

Familjaret e saj janë në policinë e Tiranës, duke u marrë në pyetje ndërkohë që policia ka shkuar edhe në zonen e banimit dhe po merr në pyetje komshinjtë e familjes.

Mesohet se ata nuk kanë mundur të dallojnë se kush mund të ketë qëlluar. Korrspodenti neës 24 thotë se në zonë nuk ka kamera sigurie çka e bën më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

Ja informacioni paraprak i policisë

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.