Giggs e thotë emrin: Ja kush mund ta zëvendësojë Ronaldon tek Reali

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, mendon se bashkëkombësi i tij nga Uellsi, Gareth Bale, është mjaftueshëm i mirë për ta zëvendësuar hapësirën e lënë bosh nga largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, nuk ka transferuar lojtarë të tjerë në skuadrën e tij, pasi ka besim të plotë në Gareth Balein, Karim Benzema dhe Marco Asensio.

“Kur dikush si Cristiano largohet, atëherë gjithmonë do të ketë më shumë vëmendje dhe presion në lojtarin që do ta zëvendësojë atë sa i përket golave dhe rrezikut”, ka thënë Giggs.

“Është një hapësirë e madhe e mbetur bosh por Garethi ka përvojë tani pasi që ka qenë në klub për një kohë të gjatë. Çdo vit ka më shumë presion mbi të dhe ai e ka përballuar këtë në mënyrë të mrekullueshme”.

“Është ndryshe këtë vit sepse Cristiano është larguar dhe tani do te këtë më shumë vëmendje mbi lojtarët që duhet t’i zëvendësojnë golat e tij. Por, Garethi i ka shfaqur aftësitë e tij në ndeshjet e mëdha dhe ai mund t’i përballojë të gjitha gjërat që i dalin përpara”.