FOTO/ Rinisin kërkimet në Parkun Arkeologjik të Orikut

Në zbatim të projektit kërkimor shkencor në vazhdim “Orikos” 2018, nga Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës (Zvicër), me drejtues Prof. As. Dr. Saimir Shpuza dhe Prof. Jean Terrier, kanë nisur kërkimet dhe gërmime arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Orikut, të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator.

Gërmimet janë përqendruar në sektorin e Fontanës Monumentale, në sektorin e Fortifikimit dhe në Akropol. Nga gërmimet në të tre sektorët pritet të dalin element të rinj arkitektonik dhe gjetje të rëndësishme arkeologjike, që do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë organizimin urbanistik dhe arkitekturën e monumenteve të periudhave të ndryshme në qytetin antik të Orikut.

Në këtë projekt janë pjesmarrës dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit të gërmimeve arkeologjike edhe specialistë e punonjës të D.R.T.K-Vlorë.