I dha lamtumirën futbollit, Schweinsteiger ka një mesazh prekës

Mbrëmja e së martës ishte sa speciale, unike e po aq magjike.

Bastian Schweinsteiger  i ka dhënë lamtumirën futbollit në një ndeshje të zhvilluar në “Allianz Arena”.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte se, Schweinsteiger një pjesë e luajti për amerikanët, e pjesën tjetër me fanellën e gjigantëve të Bundesligës, duke shënuar edhe golin e katërt të ndeshjes që u mbyll me rezultatin 4-0.

Në fund ai ka dhënë edhe një reagim, duke thënë se nuk do ta harronte kurrë këtë mbrëmje.

“Ishte një mbrëmje e paharrueshme, – është shprehur Schëeinsteiger. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me kujtime dhe jam i lumtur që kam përjetuar këto çaste. Fakti që munda ta ndaja edhe me tifozët e Bayernit e ka bërë këtë mbrëmje edhe më të bukur”.