Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Ish-ministri i Drejtësisë, Bibës: Je në kushtet kur nuk duhet të flasësh
Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili tha se Bardhi nuk i njeh procedurat e Gjykatës së Strasburgut.
Për më shumë
GJEDNJ: Veprimi i Bibës i papërshtatshëm, Rama gënjeu Kuvendin
Në përgjigje të një kërkese për koment nga Exit.al, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pohoi sot se GJEDNJ-ja hodhi poshtë një kërkesë të qeverisë Rama, në vitin 2014, për të shtyrë shqyrtimin e proceseve kundër shtetit shqiptar me objekt kthimin e pronave:
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/189620/gjednj-veprimi-i-bibes-i-papershtatshem-rama-genjeu-kuvendin/
'Heshtja e Edi Ramës, prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut'
Gazment Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, dha një deklaratë sot nga selia e Partisë Demokratike lidhur me shantazhin bërë gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Biankut, nga qeveria shqiptare, kundër interesave të pronarëve: "Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz", theksoi ai.
Për më shumë
Reagimi/ 33 milionë euro baxhanakut dhe Papulit, tani fshihet pas Fugës dhe Ulsiut
Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklarimeve të sotme të Endri Fugës dhe Ulsi Manjës, të cilët u munduan të “sfumojnë” dy skandalet e fundit në të cilat është përfshirë kryeministri Rama dhe qeveria e tij.
Për më shumë
Rama pranoi se ai dhe baxhanaku janë mbi ligjin dhe paratë i ndajnë bashkë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga, lidhur me denoncimin e Partisë Demokratike.
Për më shumë
I biri i Soros, kumbari i ndarjes së Kosovës, tek Vuçiç në Beograd pas konsultimit me Thaçin dhe Ramën
Alexander Soros, biri i magnatit amerikan, George Soros, ka qëndruar të martën në Beograd, në përpjekje për të siguruar mbështetje për një “kompromis” mes Kosovës e Serbisë.
Për më shumë
Fati i dy burrave akoma enigmë, familjarët lëshojnë alarmin për zhdukjen, vrasja e 1996…..
Dy persona rezultojnë të zhdukur prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës dhe për këtë zhdukje enigmatike të tyre janë vënë në dijeni edhe forcat policisë.
Gëzim Hysaj dhe nipi i tij Agron Mollaj në Shkodër prej gjashtë ditësh janë shpallur të zhdukur nga ana e familjarëve të tyre.
Për më shumë
Denoncimi/ Zhduken dajë e nip në Shkodër! Policia bashkëpunëtore në pengmarrje
Zhdukja e dy personave, dajë dhe nip, në Shkodër u mbajt e fshehtë nga Policia e Shtetit, dhe u bë publike vetëm pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Për ish-kryeministrin Berisha, në këtë pengmarrje është bashkëpunëtore edhe Policia.
Për më shumë
Delawie përfundon mandatin, Haradinaj i dhuron…hartën e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili është në përfundim të mandatit si ambasador në Kosovë.
Për më shumë
Kufiri i Kosovës, 80 deputetë rezolutë kundër Thaçit, pro tij vetem PDK dhe Lista Serbe
Një rezolutë, që kërkon t’ia ndalojë presidentit Hashim Thaçi të flasë me Aleksandar Vuçiqin për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pritet ta votojnë rreth 80 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Rezolutën e kërkuar nga opozita e mbështet partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Kundër saj dhe pro Thaçit është vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe.
Për më shumë
Turqia blen sistemin rus anti-raketor, ja reagimi i SHBA-së
Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.
Për më shumë
https://www.syri.net/bote/189425/turqia-blen-sistemin-rus-anti-raketor-ja-reagimi-i-shba-se/
Champions League është gati, ja 3 skuadrat e fundit të kualifikuara
Sonte janë luajtur tri ndeshjet e fundit të ‘Play-off’ në Champions League duke plotësuar kështu 32 skuadrat që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në europë.
Për më shumë