E rëndë, ariu polar vret gjuetarin dhe lëndon 2 të tjerë

Një gjahtar është vrarë në Kanadanë veriore në një sulm të ariut polar dhe këlyshit të saj. Ndërsa dy gjuetarë të tjerë morën lëndime të lehta.

Ata u sulmuan në një fshat në Rrethin Arktik kur dolën për gjuetinë e një balene të vogël.

Si nëna, ashtu edhe këlyshi u qëlluan dhe u vranë pas incidentit.

Ky është sulmi i dytë i një ariu polar në territorin më verior të Kanadasë këtë verë.