Gruaja ‘i merr radhë’ në Vlorë, rreh burrin dhe fëmijët

Një grua e divorcuar, është kthyer te banesa e ish-bashkëshortit në Vlorë, me një “mision të veçantë”. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se nga ana e saj, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin V. Ç., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi në banesën e tij, ish-bashkëshortja A. Q., vjeçe 32, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 28. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin V. Ç., vjeç 44, banues në Vlorë, pasi në banesën e tij, ish-bashkëshortja A. Q., vjeçe 32, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.