Champions League është gati, ja 3 skuadrat e fundit të kualifikuara

Sonte janë luajtur tri ndeshjet e fundit të ‘Play-off’ në Champions League duke plotësuar kështu 32 skuadrat që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në europë.

Benfica ka shpartalluar me rezultatin 4-1 PAOK-un në Greqi, duke u mbyllur gojën të gjithë skeptikëve që kishin mendur se do të mbeteshin jashtë pas barazimit 1-1 në Portugali.

PSV, nuk ka fare histori. Pasi kishte fituar me rezultatin 3-2 kundër BATE në bjellorusi, Holandezët fituar pastër 3-0 edhe në Holandë.

Salzburg ka pasur çdo gjë në dorë të saj por i ka rrëshkitur brenda 1 minute.

Austriakët barazuan me rezultatin 2-2 me Crvena Zvezda dhe u eliminuan pasi në ndeshjen e parë ksihin barazuar pa gola në Aeograd.

Dabbur shnoji dy gola për vendasit, por në minutën e 65 dhe 66 miqtë barazuar rezultatin dhe siguruan kualifikimin.