Pritja përfundoji, blerja e re e Inter do të jetë titullar ndaj Bologna-s

Mesfushori i Inter-it Radja Nainggolan raportohet se është gati për t’u ndeshur me Bologna-n, dhe pritet të luajë si trekuartist.

Belgu u transferua nga Roma tek Inter këtë verë për t’u ribashkuar me trajnerin Luciano Spalletti, por një dëmtim që pësoi gjatë fazës përgatitore ka bërë që ai të mungojë në dy javët e para të sezonit.

Por tani SportMediaset raporton se ai do të jetë gati të luajë ndaj Bologna-s këtë fundjavë, dhe se mund të përdoret si trekuartist.

Seanca e sotme stërvitore ka vërtetuar këtë fakt teksa ai ka luajtur mbrapa krahëve të Mauro Icardi-t, dhe me shumë mundësi ai do të jetë roli i tij edhe në fundjavë.