FOTO-VIDEO/ Putin kopjon Saimir Tahirin?!

Presidentin rus Vladimir Putin, ka zgjedhur të pushojë në rajonin e Tivas, në Siberinë lindore. Krahina ku po pushon Presidenti rus shtrihet në kufi me Mongolinë dhe shquhet për natyrën e saj të mrekullueshme me lumenj, pyje, etj. Në mediat e huaja kjo shihet si shprehje supermacie nga ana e presidentit rus i cili shëtit maleve me veshje ushtarake.

Ndërsa ne në Shqipëri na u kujtua Saimir Tahiri i cili tre ditë më parë u shfaq në majat e Tërbaçit me uniformë ushtarake, njëjtë si lideri i Rusisë në Siberi. Kjo mund të jetë thjesht një koincidencë dhe jo një kopje pasi koha kur janë postuar fotot dhe videot është e përafërt. Saimir Tahiri postoi në facebook foton më 26 gusht. Ndërsa Kremlini i serviri pamjet e Putinit më 27 gusht, teksa presidenti ndodhet prej disa ditësh me pushime.