Vodhi dy hungarezë në Kurbin, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari nga Mitrovica. Emri

Një person i cili vodhi 2 shtetas hungarez, u kap dhe arrestua menjëherë nga policia.

Ngjarja ka nodhur në Kurbin, kur ndërsa dy shtetasit e huaj, kishin dalë nga autojeti i tyre, ëpr të blerë diçka, 46-vjeçari leonard hasi, ka hipur në makinën e tyre, dhe pas dështimit për të vjedhur automjetin, rrëmbeu një cantë që ndodhej aty dhe u alrgua.

Pas identifikimit, Policia u vu në ndjekje dhe prangosi burrin nga Mitrovica e Kosovës.

Informacioni i Policisë

Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G. B., dhe E. B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, te mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej te sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë - Kosovë. 

Arrestimi u bë për veprën penale "Vjedhja" e mbetur në tentativë' parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.