Reagimi/ 33 milionë euro baxhanakut dhe Papulit, tani fshihet pas Fugës dhe Ulsiut

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklarimeve të sotme të Endri Fugës dhe Ulsi Manjës, të cilët u munduan të “sfumojnë” dy skandalet e fundit në të cilat është përfshirë kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Edi Rama i dha 15.6 milionë euro baxhanakut të tij dhe 17.3 milionë euro Papulit që I ndërtoi vilën në Surrel, ndërkohë që nuk ka guxim të përgjigjet, por fshihet pas Ulsiut dhe Fugës.

Ja postimi I plotë I Flamur Nokës.  

Jep 15.6 milion euro nga parate e shqiptareve baxhanakut te tij,
Jep 17.3 milion euro Papulit qe i ndertoi vilen ne Surrel 
Kercenon gjyqtarin ne Strasburg qe ti hap rruge vjedhjes se pronave te shqiptareve dhe nga ana tjeter nuk ka guximin te pergjigjet por fshihet pas Ulsiut e Fuges.
Ky eshte Edi Rama.....