Sulmi i Ancelotti-t: Ishte një klub që nuk donte të ndryshonte
Carlo Ancelotti beson se pati një problem filozofie te Bayern Munich.
Trajneri i Napolit fitoi Bundesliga-n në sezonin e tij të parë në Gjermani, por është shkarkuar në fillimin e sezonit të dytë pas disfatës 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.
“Eksperienca te Bayern ishte disi e pazakontë,” pranon Ancelotti për DAZN.
“Gjërat nuk po shkonin keq, i kishim fituar thuajse të gjitha ndeshjet e shtatorit. Mendoj se më tepër ishte një problem filozofie, ata nuk donin të ndryshonin gjërat. Unë po.
Tani ai është trajneri i Napolit, pas largimit të Maurizio Sarri-t.
“Gjëja më e rëndësishme kur ulesh në një pankinë të re është të marrësh në konsideratë të shkuarën e ekipit dhe gjendjen aktuale. Kur erdha te Napoli nuk doja të hiqja gjërat e mira të këtij ekipi.
“Po mundohemi të shtojmë disa gjëra, për shembull si të luash një lojë më direkte, dhe më të hapur. Nuk e di se sa do të zgjasë, shpresojmë të bëjmë mirë.”